Basketbolli në Shqipëri është ndalur për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe deri më tani nuk ka ende një datë zyrtare për rifillimin e sezonit.

Sipas parashikimeve të Federatës shqiptare të Basketbollit është përcaktuar që rinisja të jetë sot. Në media është folur se basketbollisti i Teutës, Endrit Hysenagolli ka arritur marrëveshjen me Vllazninë.

Është vetë lojtari që ka mohur këto zëra duke konfirmuar se është në kontratë me skuadrën durrsake dhe nuk ka pasur tratativa me asnjë skuadër.

Nuk kanë munguar as ngacmimet nga kolegët e tij. Basketbollisti i Tiranës, Redi Vogli i ka komentuar në postimin e tij duke i shkruar se e di që do të vijë tek Tirana.