Teuta ka arritur të fitoi derbin ndaj Goga Basket. Një derbi që ka dhuruar spektakël dhe përmbysje, por e shumë pikë nga të dyja skuadrat.

Në fund ishin vendasit që dolën të fituar pas rezultatit 111-100. Goga Basket ka arritur të fitoi në periodën e parë 21-29, ndërsa Teuta është kudnërpërgjigjur në të dytën 29-28.

Teuta arrin të dalë në avantazh. 32-23 në perioda e tretë, ndërsa e katërta mbyllet 29-20 dhe në përfundim 111-100 për Teutën, që kështu arrin fitoren e shtatë në tetë ndeshje, ndërsa kryeson me 15 pikë.

Kjo ndeshje ishte programuar për t’u luajtur në fundjavë, por për shkak se pallatiti i sportit “Ramazan Njala’ ishte kthyer në strehim për banorët e prekur nga tërmeti në Durrës.