Teuta është fituese e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Ekipi durrsak mundi 86-85 Tiranën në finalen e luajtur në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit. Ky është trofeu i dytë sezonal për Teutën, që në shkurt fitoi edhe Kupën e Shqipërisë.

Një fitore dramatike e Teutës, që mposhti bardheblutë vetëm në sekondën e fundit, falë një gjuajtje të saktë nga distanca të Brawn. Kur duheshin edhe 7 të dhjetat e sakondës, Teuta ka topin nga një rivënie fundore. Brawn, i lënë i pambuluar, gjuan nga distanca dhe shënon, duek përmbysur shifrat.

Festë dhe gëzim në radhët e skuadrës durrsake, zhgënjim e hidhërim në atë të Tiranës. Një përmbyllje e kësaj finalejeve e denjë si për NBA. Në këtë finale morën pjesë Tirana, si kampione e Shqipërisë dhe Teuta, si fituese e Kupës së Shqipërisë.