Skuadra e Teutës ka mposhtur 79-92  Partizanin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superligës në basketboll për meshkuj, java e parë e fazës së dytë të Kampionatit Kombëtar. Ndeshje e cila ri-takojë të dy ekipet pas gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë në pallatin e sportit Asllan Rusi iu dha fitoren "djemve të detit".

Pjesa e parë e lojës ishte e jashtëzakonshme, me shumë pikë të shënuara dhe rivalitet. Që në start të saj u sinjalizua një ndeshje të fortë, perioda e parë u mbyll në avantazh të ekipit të Partizanit me vetëm dy pikë diferencë në shifrat 26-24.

Ndërsa e dyta rezultoi më intensive, me më shumë sulme dhe pikë të realizuara, por ekipi durrsak arriti ta mbyll këtë periodë në avantazh të tij me vetëm 4 pikë diferencë, 48-52.Gjatë pjesës së parë në parket ka shkëlqyer Wilson me trepikëshat e tij për Teutën.

Pas pushimit në periodën e tretë, loja ishte disi më e ekuilibruar, por sërish Teuta fitoi në shifrat 68-72, ndërsa perioda e katërt vulosi gjithçka për ekipin durrsak që fitoi edhe këtë sfidë të bukur dhe me emocion.  Ndeshja u mbyll në rezultatin 79-92 duke bërë që Teuta të parakalojë Partizanin duke zënë vendin e dytë me 19 pikë.