Basketboll/Kupa: Vllaznia nuk paraqitet në Tiranë, ja 4 skuadrat gjysmëfinaliste te femrat

29/01/2018 - 16:03

Pas Tiranës, e kualifikuar e para në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra, tri skuadrat e tjera që kanë prerë një biletë për më tej janë Goga Basket, Flamurtari dhe Studenti.

Goga basket arriti një fitore të lehtë ndaj Apolonisë me shifrat 103-58, ndeshje në sens unik, pa histori dhe rivalitet, dominuar nga basketbollistet durrsake. Pa probleme fiton edhe Flamurtari, që mundi 96-89 Elbasanin, ndeshje e kontrolluar nga kampionet vlonjate, që avancojnë më tej.

Ndeshja e katërt çerekfinale, ajo mes Studentit dhe Vllaznisë, nuk u luajt, pasi ekipi shkodran nuk udhëtoi drejt kryeqytetit për të luajtur. Ende nuk dihen arsyet e mosparaqitjes së Vllaznisë, që e humbet 20-0 ndeshjen në tavolinë, ndërsa Studenti avancon në gjysmëfinale pa luajtur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas përplasjeve mes drejtorit sportiv Erik Abidal dhe futbollistit më të mirë të Barcelonës, Lionel Mesi, u duk se do të kishte një periu

Pas goditjes që i dha Manchester City-t për shkeljen e rregullave të Fair Play-t Financiar, UEFA është e gatshme të ashpërsojë rregullore

Aksident i rëndë në Daytona 500, që konsiderohet gara më e rëndësishme në “NASCAR Cup Series”.

Nicolás Blandi, sulmuesi argjentinas i skuadrës Colo Colo të kryeqytetit të Kilit, Santiago, u plagos nga fishekzjarret apo mjetet plasës

Edi Martini, trajneri i Teutës, ka komentuar me batutë paraqitjet e fundit të Tiranës në kampionat.

Teuta u rikthye te suksesi në kampionat këtë fundjavë në sfidën ndaj Vllaznisë.

Teuta fitoi me rezultatin 3-1, madje duke përmbysur disavantazhin ndaj Vllaznisë që nuk zgjati më shumë se 10 minuta në “Niko Dovana”, në

Liverpuli i sezonit 2019-2020 është një makineri pikësh, golash dhe rekordesh.

Shuhet Harry Gregg, legjenda e Manchester United.

Barcelona ka një qëllim të qartë në merkaton e verës, të transferojë yllin e Interit, Lautaro Martinez.