“Summer Night Boxing” ka ndezur mbrëmjen në Durrës, ndërsa Pepa Promotion ka sjellë edhe një herë në ring dorezat profesioniste.

11 ndeshjet e boksit, minimalja me 4 raunde dhe maksimalja me 8 raunde, kanë sjellë boksierë nga Rusia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania, Turqia, Kosova dhe Izraeli. Por, dhe boksierët tanë si  Teki Ahmetaj, Xhon Gjini, Muhamet Mema, Aleksander Ramo, Alban Beqiri, Alban Bermeta, Ardit Murja dhe Denis Murja.

Fitoret e tyre spektakolare, më së shumti me nokaut teknik në raundin e parë, apo të dytë, dëshmojnë cilësinë e boksimit të tyre.

11 ndeshjet kanë ndezur emocionet e boksit në Durrës, që për herë të parë bëhet në ring të hapur pranë Sfinksit në Vollga, ndërsa mbrëmje të tilla pritet të kthehen në shtator.