Kanë përfunduar 4 sfidat e çerekfinaleve për Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Ekipet e kualifikuara për më tej janë: Vllaznia, Goga Basket, Tirana dhe Teuta.

Kuqeblutë kanë mposhtur ekipin e Partizanit në kryeqytet me rezultatin 79-95, duke dominuar gjithë lojën. 

Ekipi nga Durrësi e ka mbyllur ndeshjen me rezultatin 108-38, nga ana tjetër dhe ekipi i Teutës ka fituar me rezultat të thellë.

Teuta ka mposhtur Elbasanin me rezultatin 134-82. Ndërsa Tirana ka fituar bindshëm ndaj Barleti Eagles në kryeqytet me rezultatin 93-64.