ISIS kërcënon sërish. Pas një mesazhi të drejtuar 2 yjeve botërorë, Ronaldos dhe Mesit, tashmë shërbimet inteligjente ruse kanë gjetur postera të shpërndarë me mesazhe terrori.

Organizata ka shpërndarë postera ku shihen stadiume në flakë. Fotot tregojnë sulme me bomba në stadiume. Një pamje tjetër është një ushtar me pushkë që përmban në brendësi frazën “Terrori do të fillojë”.

Posteri tjetër tregon një terrorist të armatosur ku është fraza “Betohem se zjarri i Muxhahidëve do ju djegë…vetëm prisni”.

Masat e sigurisë janë rritur ndjeshëm, dhe është Botërori me më shumë financa të harxhuara për këtë gjë.