Koronavirusi prek edhe Serinë A, shtyhen tri ndeshje

23/02/2020 - 13:25

Frika për shpërthimin e epidemisë së koronavirusit e ka detyruar qeverinë italiane të kërkojë ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve sportive në zonat e Lompardisë dhe Venetos, të programuara për t’u zhvilluar këtë të diel (23 shkurt).

Për rrjedhojë, drejtuesit e Serisë A kanë zyrtarizuar anulimin e tri takimeve të elitës së futbollit Italian: Inter-Sampdoria, Atalanta-Sassuolo dhe Verona-Caggliari.

Kryeministri Italian, Giuseppe Conte dhe ministri i shëndetësisë firmosën dekretin e shpalljes së gjendjes së emergjencës në këto dy rajone të vendit.

Pezullimi i të gjitha aktiviteteve sportive është masa e nevojshme paraprake për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kukësi e zgjidhi shumë shpejt ndeshjen ndaj Teutës me golat e shënuar që në pjesën e parë.

Një moment pa dyshim jo i mirë për Marcelo Brozoviç, në fushën e gjelbër për shkak të dëmtimeve por edhe jashtë saj.

150 milion euro, kjo është fatura që Steven Zhang duhet të paguaj për të shkarkuar Antinio Conte nga Inter dhe për të gjetur një staf të

Numrat flasin qartë, ka një “mbret” në shtëpinë e “Zonjës së vjetër”, ai quhet C.Ronaldo.

Sot humbën betejën me COVID-in 4 pacientë.

Kompanitë e basteve nuk do të jenë më në gjendje të paraqiten nëpër fanellat e futbollit të ekipeve nga La Liga prej edicionit të ardhshë

Domenico Tedesco, trajneri italo-gjerman i Spartak Moscow, i ka habitur të gjithë me sjelljen e tij.

Xhani De Biazi i kthehet punës së trajnerit pas gati 3 vitesh.