Fat tragjik për gazetarin investigativ, Ahmed Husein. 34-vjeçari i cili denoncoi korrupsionin në futbollin afrikan ka rënë pre e atentatorëve, të cilët rrethuan makinën e Husein dhe më pas e goditen për vdekje.

Husein ishte pjesë e ekipit të udhëhequr nga gazetari, Anas Aremeyaw, i cili pas lajmit tragjik shkroi në "Twitter": "Lajm i keq, por nuk do të heshtim kurrë", komentoi situatën Anas. 

Puna e Huseinit kishte çuar në dorëheqjen e disa drejtuesve të Federatës së Futbollit të Ganës (përfshirë presidentin) dhe pezullimin e më shumë se 50 gjyqtarëve. Ai i kishte ofruar disa milionë dollarë presidentit të Shoqatës së Futbollit të Ganës, Kwesi Nyantakyi për favore, ndërkohë që FIFA e pezulloi atë për tre muaj dhe pastaj erdhi dorëheqja.

Në trupin e Husein u gjet një plumb në gjoks dhe në qafë.