Ferrari apelon vendimin, Vettel do me çdo kusht fitoren në Kanada!

10/06/2019 - 13:39

Ferrari nuk dorëzohet dhe ka vendosur të apelojë vendimin e komisarëve të garës në Çmimin e Madh të Kanadasë të cilët i dhanë një penallti prej 5 sekondash, gjermanit Sebastian Vettel duke i hequr fitoren nga duart pilotit të skuadrës italiane.

Vettel bëri një manovër të rrezikshme në daljen e tij nga pit stopi për të mbrotjur pozicionin e parë të cilin e kishte mbajtur gjatë gjithë garës duke rrezikuar përplasjen me Hamilton që vinte nga pas.

Hyrja në pistë e gjermanit u konsiderua e rrezikshme nga komisarët e garës në Montreal dhe për këtë arsye ai u penalizua me 5 sekonda dhe pavarsisht se i mbylli garën i pari në fund fitorja i shkoi pilotit anglez.

Vettel nuk pranoi këtë vendim duke bërë skena të pahijshme në fund të garës ndërkohë që Ferrari e ka çuar në Apel këtë çështje me shpresën se veprimi i Vettel do të cilësohet i rregullt dhe do i hiqet penalizimi për ta marrë fitoren që në pistë e arriti me meritë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tjetër klub i madh europian po mendon për Elseid Hysajn, i cili pak kohë më parë u shpreh qartë se ka ardhur momenti të kërkojë një e

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, la ambientet e paraburgimit në orët e para të kësaj të mërkure, pasi u pyet gjatë në kuadër të h

Neymar Junior nuk bën hapa pas. Braziliani është i vendosur për t’u larguar nga PSG.

Mesfushori shkodran, Uendi Vecaj, është përgatitur gjatë javës me Teutën, por e ardhmja e tij ende nuk është qartësuar.

Merkatoja sa vjen dhe bëhet me e nxehtë në këto ditë.

Tjetër kapitull në ndeshjet e trukuara në kampionatin spanjoll.

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në këtë periudhë të nxehtë merkatoje.

Një incident i rëndë u regjistrua në ndeshjen e djeshme mes Serbisë U-21 dhe Austrisë U-21 të vlefshme për Kampionatin Europian të 21-vje

Iu bashkua Teutës në muajin janari, si një nga afrimet më të bujshme, por eksperienca e Armando Vajushit me bregdetarët zgjati vetëm pak