“Tabuja” Buffon: Messi asnjë gol ndaj italianit

Postuar: 20/04/2017 - 14:32

T’ia dalësh të pengosh Lionel Messi-n të shënojë është diçka shumë e vështirë. Ndaj Juventus-it “Pleshti” nuk arriti të firmosë në asnjë nga të dyja përballjet në çerekfinale dhe eliminimi nga Liga e Kampioneve ishte i pashmangshëm. Një surprizë e vërtetë të shihje argjentinasin të mos shënonte dhe kjo për meritë të mbrojtjes së pakalueshme bardhezi e cila praktikisht ia mbylli të gjitha hapësirat, duke e penguar të shprehet siç do të donte. Pra vijon tradita pozitive e Gianluigi Buffon, që ndaj Messi-t nuk ka pësuar kurrë gola në karrierën e tij.

Portieri i Juventus-it është përballur me argjentinasin në tre raste, dhe në asnjë prej tyre sulmuesi katalanas nuk e ka shijuar golin. Përballja e parë daton në finale të Champions-it në 6 qershor të 2015-ës. Atëherë Barcelona ngriti trofeun falë golave të Rakitic, Suarez dhe Neymar. Messi e preku golin, por konkluzioni i tij u devijua nga Buffon pikërisht tek këmbët e Suarez që firmosi rezultatin provizor 2-1 me portë bosh. Dy të tjerat ishin në çerekfinale të këtij Champions-i. Në ndeshjen e vajtjes i vetmi rast ku Messi u shfaq rrezikshëm ishte asisti për Iniesta-n, ndërsa në kthim ishte afër golit kur e goditi me të majtën një top që kaloi shumë afër shtyllës, me Buffon-in të palëvizshëm. Pra porta e Gigi-t është kthyer në një tabu për Messi-n, i cili nuk është përballur me portierin italian as me fanelën e Argjentinës. Ndoshta do të ketë mundësinë ta thyejë këtë tabu në “Rusia 2018”, sigurisht nëse “Albiçeleste” arrin kualifikimin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Euro 2004” nuk mund të harrohet lehtësisht nga tifozët “axurr”.

Manchester United është hedhur në sulm për të transferuar 14-vjeçarin me origjinë shqiptare, Rines Arifi.

Edhe pse ka qenë një ndeshje me pesë gjyqtarë, ku nuk kanë munguar asistentët pas porte, sërish gabimet në gjykim kanë qenë prezente, mad

Hansa Rostock ka bërë një udhëtim 450 km në jug të Gjermanisë për t’u përballur me Carl Zeiss Jena në kategorinë e tretë të dielën pasdit

Nga keku i thatë pas ndeshjes, te 35 kile akull për rikuperimin e lojtarëve.

Milani nuk po arrin më që të fitojë, tre humbje radhazi nuk vinin prej muajit shkurt, e pavarësisht se luftoi, u dorëzua edhe në ndeshjen

Sektori i garave në institucionin e futbollit shqiptar ka shtyrë ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë.

Pas 8 javësh kampionat, vjen shkarkimi i parë i një trajneri në Serinë A.

Nuk i ka shpëtuar hijes së skandalit supersfida e sotme mes Realit dhe Totenhemit dhe shkak për këtë është bërë një shkrim i gazetës madr