Dy ditë më parë Genoa bëri me dije se pas analizave të bëra për Covid-19, 14 raste mes lojtarëve dhe stafit rezultuan pozitiv.

Një lajm i tillë alarmoi jo pak Napolin, skuadrën që luajti në fundjavë ndaj Genoas. Menjëherë stafi mjekësor i Napolit bëri tampona për të gjithë lojtarët dhe së fundmi kanë dalë edhe përgjigjet.

Klubi në faqen zyrtare ka bërë me dije se asnjë prej lojtarëve apo stafit nuk është infektuar dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.

Një lajm i mirë për Hysajn dhe lojtarët e tjerë që tashmë do të bëjnë edhe një tjetër test ditën e nesërme për t’u siguruar akoma më shumë.