14 të verdhë në 27 ndeshje, një gjyqtare fut Klaus Gjasulën në historinë e Bundesligës!

24/05/2020 - 21:59

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë dhe kapiteni i Paderbornit, Klaus Gjasula, ka një pikë të dobët: kartonët e verdhë! Lojtari luftarak nuk është një nga ata që e tërheq këmbën pas dhe kjo bën që ai të jetë i “abonuar” i rregullt në shënimet e arbitrave të ndeshjeve që Paderborni luan.

Gjasula mori kartonin e 14-të në këtë edicion, i nxjerrë nga gjyqtarja Bibiana Steinhaus, dhe bëhet lojtari i parë në historinë e Bundesligës që arrin këtë shifër të lartë kartonësh në kaq pak ndeshje.

Por pavarësisht se shifrat mund të duken të ashpra, 30-vjeçari nuk ka marrë kurrë një karton të kuq në këtë sezon. Pak ditë më parë, trajneri Baumgart kishte paralajmëruar se do të ulte në stol cilindo nga lojtarët e tij që do të merrte karton të verdhë.

Dhe e mban deri diku fjalën pasi Vasiliadis dhe Sërbeni do të ulen në stol pak çaste pas ndëshikimit. Por ky rregull nuk do të vlejë për Gjasulën, teksa në video shihet trajneri i Paderbonit që e shoqëron me të qeshur këtë moment.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

‘Blutë’ e Londrës janë të vendosur që të përforcojnë edhe më shumë skuadrën e tyre, pas emrave si Timo Werner e Ziyech.

Valter Përndreca, lojtari i Adës, është arrestuar nga policia ditën e shtunë, pas ndeshjes Gramshi Ada.

Ish-shpresa e madhe e Nottingham Forestit Derrick Otim u mbyt në një liqen në Shtetet e Bashkuara.

Nëse kishte një fije shpresë edhe ajo është shuar përfundimisht.

Vendimi përfun dimtar u mor pak orë para ndeshjes me Lacion, por që ndaj SPAL-it kuqezinjtë kishin nisur të mendonin për Ibrahimoviçin si

Zinedine reagon ashpër pas deklaratave të presidentit të Barcelonës Josep Maria Bartomeu se VAR-i po përdoret vetëm në favor të Realit të

Mbrëmja e djeshme ka qenë e mallkuar për futbollistin e Fiorentinës Frenk Riberi.

Incidenti i ndodhur dje në takimin e Kategorisë së Dytë Gramshi-Ada 4-0, ku u godit arbitri Besmir Lesaj nga lojtari i Adës V.P.