18-vjeçari japonez magjeps stafin e Realit, gati të përfshihet në ekipin e parë

15/07/2019 - 12:00

Reali i Madridit është gati të lançojë “yllin” e ri, Takefusa Kubo, i cili mësohet se ka impresionuar stafin teknik tenkik më seancat stërvitore të zhvilluara në Montreal. Japonezi Kubo, vetëm 18 vjeç, nënshkroi për Los Blancos në qershor për rreth 2 milionë euro.

Ai krahasohet për nga talenti me Vinicius Jr, i cili u ble nga Reali 39 milionë verën e kaluar, duke u bërë menjëherë pjesë e ekipit të parë. Sipas AS, që i ka rezervuar Kubos faqen e parë, japonezi me shumë mundësi do të shfaqet në foton zyrtare të ekipit të parë për sezonin e ardhshëm.

Gazeta spanjolle gjithashtu raporton se Barcelona është e frustruar për humbjen e një talenti me të ardhme të sigurt. Kubo ishte pjesë e akademisë së Barcelonës nga nëntë deri në 13 vjeç, por iu desh të kthehej në shtëpi kur klubi spanjoll u shpall fajtor për shkeljet e transferimit të të rinjve.

Kubo luajti 13 ndeshje për FC Tokyo në kampionatin japonez që nisi në shkurt 2019, duke shënuar katër gola në 19 ndeshje.

Për shkak të edukimit të Kubos në Barcelonë, nuk ka duket se do të ketë barrierë gjuhësore për përshtatjen e adoleshentit te Reali.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas triumfit të Boris Johnson, Britania po afrohet akoma dhe më shumë me Brexit.

Roma nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 përballë austriakëve të Wolfsberger, duke u kualifikuar e dytë e grupit në fazën e 1/16-ave të

Milan transferoi në merkaton e verës, Ante Rebic nga Frankfurti.Futbollisti mendohej se do të ishte një goditje e rëndësishme, por në baz

Humbja ndaj Kukësit me rezultatin 4-0 ka rezultuar fatale për trajnerin e Teutës, Bledi Shkëmbi.

Trajneri i Teutës Bledi Shkëmbi nuk pranoi të justifikonte humbjen e thellë të skuadrës së tij 4-0 ndaj Kukësit në javën e 15-ë të kampio

Kukësi nuk e shpërdoron mundësinë për të marrë kreun e renditjes, me shansin që iu dha nga Tirana, që triumfoi 1-2 në derbin e kryeqyteti

 Julian Nagelsman është një nga emrat më interesantë që ofron aktualisht trajningu botëror.

Në sezonin e tij të 4 në krye të Manchester Cityt, ecuria e Pep Guardiolës ka qenë disi e komplikuar.

Pas derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës ku bardheblutë dolën triumfues, paardhur edhe reagimi i Zv/kryeministrit të Shqipëri