“2 milionë euro për çdo gol”, zbulohen shifrat e dështimit të Higuain

18/01/2019 - 13:46

Minutat e pakta të lojës në stadiumin “Mbreti Abdullah” nuk e ndihmuan Milanin e tij që të shmangte humbjen në finalen e Superkupës, por jo vetëm prej kësaj gjysmë-ndeshjeje, kuqezinjtë po mendojnë të shesin Gonzalo Higuain. Sulmuesi argjentinas që u mor me bujë për të rikthyer skuadrën milaneze në elitën e futbollit kontinental, po konfirmohet si një nga dështimet më të bujshme dhe këtë e konfirmojnë numrat.

Kur erdhi në merkaton e verës mes entuziazmit të tifozëve, u duk se Pipita do të ndihmonte në kualifikimin e Milanit në Ligën e Kampioneve, por tani do të kujtohet për oshilacionet e një gjysmë sezoni dhe transferimin e bujshëm dhe të çuditshëm që po finalizon drejt Chelseat.

Gonzalo Higuain i ka kushtuar Milanit 2 milionë e 187 mijë e 500 euro për çdo gol të shënuar. Prezenca e tij në fushë është paguar 800 mijë euro në çdo ndeshje dhe nëse kjo përkthehet në minutat e argjentinasit, 9.403 euro për çdo të tillë.

Bomberi latin ka shënuar 8 herë në 22 paraqitje dhe ky është rendimenti i tij më i keq, që kur zbarkoi në futbollin italian në verën e vitit 2013. Nëse statistikave i shtojmë dhe një përjashtim dhe një penallti të humbur, atëherë ndoshta gjysma e tifozëve të Milanit që duan ta shesin, kanë vërtet të drejtë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Madrid sezoni po mbyllet në mënyrë të trishtuar, si asnjëherë këto vitet e fundit, ndaj tashmë te Reali presin verën për të nisur revo

Portieri i Crystal Palace, Wayne Hennessey ishte nën hetim për një përshëndetje të tij në stilin nazist, në një foto të shkrepur së bashk

Teuta është pushim këtë javë, pasi në program ka takimin me Kamzën e përjashtuar nga kampionati.

Ish-mbrojtësi i Interit, Marko Materaci mori pjesë në një event marketingu lidhur me Champions Ligën në Tiranë.

Projekti i Realit 2019-2020 po merr formë dhe trajneri Zidan po e udhëheq vetë planin e rindërtimit të skuadrës.

Tajneri që eliminoi “Zonjën e Vjetër” nga Champions-i jeton në një apartament të vogël mbi një supermarket në qytetin e Amsterdamit.

Teuta është fituese e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj.

Për herë të parë në vitet e fundit kampionati shqiptar mund të mbyllë llogaritë kryesore shumë javë përpara fundit, duke nisur që nga xhi

Teuta vijon përgatitjet. Në sytë e futbollistëve, por edhe stafit teknik shihej qartë zhgënjimi pas disfatës së fundit në kampionat.