2 milionë tifozë kosovarë kërkojnë bileta për ndeshjen ndaj Çekisë

20/08/2019 - 15:20

Çmenduri për një biletë. Dje brenda pak minutash u shitën të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë-Çeki, duel i cili zhvillohet më 7 shtator në stadiumin "Fadil Vokrri".

Ky informacion tashmë është konfirmuar edhe nga kompania që merret me shitjen e biletave, teksa përmes një njoftimi në "Facebook", ka bërë të ditur se numri i të interesuarve për t'u pajisur me një biletë ishte afro 2 milionë vetë.

Stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja ka një kapacitet prej 12.500 vendesh dhe natyrisht që do të jetë plot, por ata që kanë mundur të pajisen me një biletë mund të quhen me shumë fat. Kjo nuk është hera e parë që biletat për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës shiten brenda pak minutash sapo dalin në treg.

Ecuria e mirë e "dardanëve" ka bërë që interesimi të jetë i jashtëzakonshëm për ndeshjet eliminatore. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë dje se si rezultat i kërkesave të shumta ka pasur probleme me sistemin "online" të biletave.

Ai ka bërë të ditur se për vetëm 15 minuta pas daljes së biletave në shitje, në platformën "tiks.app" janë bërë gati dy milionë klikime.

"Brenda 15 minutave, 1 milion e 800 mijë klikime janë bërë në sistem për të blerë bileta "online". Ka pasur probleme me sistemin, dhe kjo ka ardhur edhe si rezultat i kërkesave të shumta, por edhe për shkak të një problemi të një kablloje të in ternetit. Sido që të jetë, të gjitha biletat janë shitur brenda dy orëve.Kjo është diçka e jashtëzakonshme. Ky interesim i madh i popullit po vjen si rezultat i lojërave të mira që po bëjnë djemtë në fushë dhe ne jemi krenarë me ta", ka thënë Ademi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mançester Junajtid nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën belge ndaj Klyb Bryzh.

Liverpuli është skuadra më e mirë e këtij sezoni dhe këtë fakt nuk e mohon askush, madje as fansat e një klubi si Mançester Junajtid, që

Ndërkohë që shumica e futbollistëve po kërkojnë të largohen nga Azia për shkak të frikës nga përhapja me shpejtësi e Coronavirusit, tërës

"Air Albania" nominohet për një çmim vërtetë special.

Edhe pse bëri një nisje të mirë të sezonit me Juventusin, tashmë Higuain vuan balotazhin me Dibalën, i cili duket se është në një formë t

Milani papritur e ka zbuluar veten se është shumë i varur nga Ante Rebiç.

Teuta pasi u kthye, nuk ka më në plan të ndalet.

Fizioterapistja serbe Marijana Kovaçeviç, ka pasur shumë vizita kohët e fundit nga futbolli shqiptar.

Një ngjarje e çuditshme raportohet nga Spanja sa i përket ish-çiklistit të njohur spanjoll Huanmi Merkado.

Ndonëse në karrierën e tij ka drejtuar në Serinë A apo në La Liga, si dhe ka bërë “mrekulli” të tjera futbollistike me klube të vogla duk