Premier League e ka nisur merkaton e verës duke treguar muskujt financiarë dhe, në sajë të të ardhurave nga të drejtat televizive, është rritur konkurrenca në nënshkrime të reja. Operacionet e skuadrave angleze janë mbyllur më 24 qershor me një kosto kumulative prej 288 milionë eurosh … dhe gjashtë përforcime në mesin “top-10”. Megjithatë, në këtë moment, dhe çuditërisht, dominues është klubi i Milanit në merkato, duke kaluar 102 milionë euro si përforcime, përmes André Silva, Kessie, Musacchio dhe Rodriguez.

Prapa klubit të kuqezinjve është Manchester City, me një total prej 90 milionë eurosh të shpenzuara për nënshkrime të reja, teksa Bernardo Silva kryeson listën, ndërsa Ederson bëhet portieri i dytë më i shtrenjtë në histori, për të cilin “qytetarët” paguan 40 milionë euro. I treti për klubet e ligave kryesore në Europë në listën e shpenzimeve për blerje të reja është Bayern Munich, duke tejkaluar 70 milionë euro në sajë të nënshkrimit të Tolisso (Olympique Lyon) dhe Koman (Juventusi). Në pritje të goditjeve të mëdha janë klube si Barcelona, në ​​përpjekje për të nënshkruar me Verrattin, PSG dhe Real Madridi, por jo vetëm.