30 mijë turq "pushtojnë" Parisin, forca shtesë sigurie për Francë-Turqi

14/10/2019 - 16:22

Alarm i kuq për Francë-Turqi. Në stadiumin “Saint Denis” të kryeqytetit Paris nuk zhvillohet thjesht një ndeshje futbolli, sepse është edhe një politike (Presidenti Macron është shprehur hapur kundër ndërhyrjes ushtarake të Turqisë në Siri, ndërsa Parisi zyrtar i ka kërkuar formalisht Ankarasë të ndalë ofensivën).

Janë rreth 30 mijë tifozë turq që kërkojnë një biletë në stadium për superpërballjen e Grupit H, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Të gjithë kanë mbërritur në Paris nga Belgjika dhe sidomos Gjermania, ku komuniteti turk është shumë i fuqishëm. Ata janë gati të vërshëllejnë himnin francez dhe të përkrahin futbollistët turq me përshëndetje ushtarake.

Autoritetet franceze kanë marrë shtesë masa duke rritur numrin e agjentëve në të terren (600) dhe të stjuardëve në stadium (1400), për të parandaluar përplasjen mes dy tifozërive e veçanërisht të ultrasve të PSG-së me ata të Galatasaray-t. Marsejezja do të këndohet me volum të lartë, për të mbytur vërshëllimat e mundshme të mbështetësve miq.

Në tribunën VIP do të mungojnë presidentët e vendeve respektive, Macron i Francës dhe Erdogan i Turqisë. Luhet jo vetëm kualifikimi matematik, por edhe vendi i parë në grup. Francës i duhet fitorja për vendin e parë, por edhe sigurimi sa më parë i kualifikimit, që do të rinovonte automatikisht kontratën e trajnerit Didier Deschamp.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Juventusi është kthyer në vitet e fundit në një nga skuadrat më të mira në botë, duke u kthyer padyshimnë favoritin kryesor për të fituar

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Bëhet fjalë për trajnerin e Kombëtares, Edi Reja!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, ka folur veç të tjerash, edhe për të ardhmen

Përplasje mes Lionel Messit dhe Edinson Cavanit në miqësoren Argjentintë-Uruguai 2-2, e zhvilluar në Izrael.

Sulmuesi pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit me Liverpulin ndaj Sitit, dhe kjo e ka detyruar atë të qëndrojë larg fushave të blerta, du

Himni i Francës është vërshëllyer masivisht nga të gjithë të pranishmit në stadiumin e ri kombëtar.

Pas pauzës për shkak të Kombëtareve, do të rikthehet këtë fundjavë Kategoria Superiore, teksa do të zhvillohen përballjet e javës së 13-t

E godet topin me aq forcë sa mundej, por këput një ndriçues në tribunë, që për pak mund të kishte shkaktuar ndonjë viktimë mes tifozëve.

Ka luajtur që në fëmijëri te Vllaznia dhe kontributi i tij nuk do të harrohet, por Uendi Vecaj tashmë luan për Teutën.

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Bëhet fjalë për trajnerin e Kombëtares, Edi Reja!