Çdo gjë e kryer duket se është bërë mes El Sharauit dhe skuadrës kineze Shangai Shenhua. Klubi i lindjes së largët, gjeti akordin me Romën dhe do të blejë shërbimet e lojtarit italian.

Siç raporton “Sport Mediaset”, klubi kinez do t’i japë verdhekuqve 16 milionë euro plus bonuset, ndërsa për El Sharauin, nga arkat e klubit do të dalin plot 40 milionë euro në tre vjet.

Tashmë për t’u mbyllur operacioni mjaftojnë vizitat mjekësore dhe firma e lojtarit që priten ditën e nesërme.

Një tjetër lojtar i ri zgjedh paratë e Kinës dhe transferohet në lindjen e largët, aty ku të hollat tundojnë çdo ditë e më shumë futbollistët.