Roma do t’i shitet kompanisë amerikane “Friedkin Group” për 591 milionë euro. 

Lajmi u konfirmua nga klubi verdhekuq nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare, ku bëhet me dije se presidenti Xhejms Palota ka pranuar ofertën e biznesmenit amerikan Dan Fridkin.

Prej muajsh të tërë zhvilloheshin bisedimet rreth shitjes së klubit të njohur italian. Palota refuzoi ofertë paraprake të Fridkin, por më pas u dorëzua duke i kaluar aksionet e klubit.