Bëri zhurmë para pak ditëve deklarata e mamasë së Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro se do të përpiqej t’i mbushte mendjen djalit të saj që në sezonin e ardhshëm të rikthehej në Portugali dhe të aktivizohej me Sportingun e Lisbonës, klub ku nisi karrierën.

Megjithatë, para se të nisë fantazia e merkatos, ka menduar agjenti i Ronaldos, Horge Mendez i cili ka theksuar se për momentin përfaqësuesi i tij ka të tjera plane.

“Cristiano Ronaldo është krenar për tirullin që fitoi Sportingu i Lisbonës dhe këtë e tregoi publikisht. Por, për momentin planet e tij të karrierës nuk kalojnë nga Portugalia”, u shpreh i prerë Mendez duke mbyllur këtë mundësi.

Megjithatë, kjo nuk përjashton një lamtumirë të Ronaldos nga Juventus, sidomos në rast se bardhezinjtë nuk kualifikohen në Champions League.