"Agresion" nga Franca, ekipi i regbi në polici për dhunë

13/02/2018 - 17:20

Shkuan për të fituar ndeshjen, por u kthyen me një disfatë të sikletshme e bashkë me të edhe një çështje të hapur nga policia për agresion seksual, që në më të mirën e rasteve, do të mbetet një njollë në kombëtaren franceze të regbi.

Disa lojtarë nga përfaqësuesja transalpine u morën në pyetje në aeroportin e Edinburgut pas raportimeve për një sulm seksual në fundjavë. Policia skoceze tha se hetimet fillestare nuk kanë zbuluar kryerjen e një krimi, por fakt mbetet që çështja është e hapur dhe kthimi i francezëve në vendlindje u shty me disa orë.

Raportimet për agresionin seksual të disa lojtarëve të përfaqësueses së regbi ndaj një grupi vajzash, u përhapën pak orë pas humbjes së Francës 32-26 ndaj Skocisë në impiantin “Mwrej Fild”. Më herët u raportua se në një pub të njohur të Edinburgut, kishte patur përleshje mes tifozërive respektive.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Andi Lila ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Izraelit, që zhvillohet me datë 17 nëntor në stadiumin “Loro Boriçi” të

Menjëherë pas festës në dhomat e zhveshjes, ishte koha e duhur për të marrë një avion dhe fluturuar me familjen në drejtim të Londrës.

Tjetër ndryshim në listën e të grumbulluarve të kombëtares shqiptare për dy sfidat e muajit nëntor ndaj Skocisë në Nations League dhe miq

Sulmuesi ganez i Teutës, Latif Amadu, ka dalë i përlotur nga fusha e lojës në minutën e 30-të.

Barazimin me Kukësin e ka komentuar edhe lojtari i Teutës Kallaku i cili u shpreh:

Loret Sadiku mbetet në planet e Christian Panuccit për të ardhmen, pavarësisht se nuk pranoi të ishte pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e

Antonio Conte nuk e mohon një rikthim në Serie A dhe pretendon se nuk ishte trajneri i duhur për Real Madrid.

Nerva të tendosura në shtëpinë e Bayernit të Mynihut.

Asnjë surprizë në ndeshjet e javës së 7-të të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për meshkuj e për pasojë asnjë ndryshim edhe në renditje,