Ajaxi i Amsterdamit përfiton nga barazimi i dytë radhazi i PSV Eindhoven dhe ngushton diferencën me kreun në vetëm 4 pikë.

Harkëtarët u ringritën pas dy humbjeve radhazi mes kampionatit dhe Championsit me një fitore të thellë me shifrat 5-0 ndaj Nac Bredas në Johan Cruijff Arena në Amsterdam.

Serinë e golave e hapi serbi Dusan Tadic me penallti në minutën e 38-të, ndërkohë që në pjesën e dytë Dolberg, autgoli i Kastaneer, sërish Tadic dhe Ziyech vulosën fitoren e thellë të harkëtarëve të cilët u ngjitën në kuotën e 53 pikëve pas 22 javësh kampionat.