Akuzoi Takajn për fiksim rezultatesh, ish-lojtari austriak arrestohet nga policia për trafik droge

22/09/2019 - 16:15

Ish-lojtari i Austrisë, Sanel Kuljiç, që pak javë më parë bëri bujë me akuzat e tij se futbolli në Austri ende korruptohet, e ndër të tjera përmendte edhe presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj, si një nga personat që fiksonte ndeshjet, është arrestuar po në Austri, për lidhje me drogën.

Siç raportojnë mediat austriake, ai u arrestua në një butik në Vienë, e cila drejtohet nga gruaja e tij, me akuzën e trafikimit të drogës. Raportohet se atij i është gjetur edhe një pistoletë në dyqan, ndërsa ish-gruaja e tij, Tanja, në një prononcim deklaroi:

“Po, ai ishte në gjendje të rëndë psikologjike që pas vrasjes së pashpjeguar të babait të tij, dhe me kalimin e kohës u bë i varur nga droga. Të gjithë e dinin këtë, por nuk ka asnjë lidhje me trafikimin e drogës”.

Kuljiç ka kaluar disa vite në burg, teksa u shpall fajtor për fiksim rezultatesh, ndërsa pak javë më parë deklaronte se tani i kërcënohej jeta, nga “bosët” e fiksimeve të ndeshjeve siç i quante ai, e ndër të tjerë përmendte edhe presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kombëtarja Shqiptare U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka filluar nga sot grumbullimin dhe seancat stërvitore në qytetin e Durrës

Pavarsisht humbjes së thellë 3-0 ndaj Kukësit në kampionat, pak ditë më parë, trajneri i Teutës Edi Martini ka besim se gjysmëfinalja e k

Buxheti i Barçës për sezonin 2019-20 ishte 1.047 miliardë euro.

Luis Muriel i ka frikësuar të gjithë në klubin e Atalantës, teksa gjatë kohës që po drekonte me disa nga miqtë e skuadrës, humbi ekuilibr

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro, fut në telashe familjen e CR7.

Lionel Mesi është në hije ose të paktën kështu duket. Argjentinasi nuk është më i njëjti që pas rifillimit të kampionatit spanjoll.

Marash Kumbulla është një nga lojtarët më të spikatur ne Serinë A, ku ka treguar paraqitje shumë të mira me Helas Veronën.

Union Berlini është i vendosur që të kthejë tifozët në stadiume, duke premtuar se do të mbulojë shpenzimet për të kryer testimin për COVI

Një tifoz vetëm 12 vjeç është arrestuar pasi ofendoi në Instagram me shprehje raciste sulmuesin Wilfried Zaha para ndeshjes Aston Villa –

Teksa poston një foto me ish-trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi, Presidenti Ilir  Meta thotë se tani me Azerbajxhanin përveç TAP-it