Plas te Paris Saint Germain. Presidenti Nasser Al-Khelaifi ka bërë të qartë se shumë shpejtë gjërat do të ndryshojnë te kampionët e Francës, duke lënë të kuptohet se do të ketë largime të rëndësishme. Deklaratat e numrit 1 të PSG po bëjnë xhiron e botës dhe vinë si një paralajmërim për yllin e skuadrës Neymar Jr i cili nuk është më i paprekshëm te parizienët.

“Futbollistët duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre, nuk janë këtu për t’u argëtuar por për të punuar më fort. Nuk do të pranoj më sjellje sikur të jenë zonja e parë apo njerëz të famshëm”, theksoi Al-Khelaifi për L’Equipe.

Fjalë këto që me siguri Neymar nuk i ka pritur mirë dhe largimi i tij nga kampionët e Francës në këtë merkato tashmë është shumë i mundshëm.