Nuk kanë rënë në “vesh të shurdhët” fjalë e thënë nga Antonio Conte pas humbjes më përmbysje që pësoi kundër B.Dortmund. Drejtuesit e klubit ziklatër janë vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur opsionet e duhura në merkaton e janarit.

Sulmi është reparti që kërkon një zgjidhje emergjente duke parë dhe dëmtimin e gjatë të Sanchez, Conte ka nevojë për një zëvendësues, sezoni është i gjatë për tu kaluar vetëm me Lukakun dhe Lautaron. Emri i parë në listën e dëshirave është Oliver Giroud, në skadencë kontrate me Chelsea.

Sulmuesi francez përfiton 8 milion euro në sezon, një shumë e madhe për Inter por lojtari ka dhënë dritën jeshile për të negociuar me klubin ziklatër.

Giroud plotëson të gjithë kriteret e Contes, mbi të gjitha është një lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare. Një tjetër repart që ka nevojë për përforcime është edhe mesfusha. Emrat këtu mbeten të njëjtë, Vidal ose Raktic.

Dy lojtarët e Barcelonës pëlqehen shumë nga Conte, e rëndësishme është të vij njëri prej tyre. Jo vetëm sulmi dhe mesfusha, ndonjë përforcim mund të ishte i mirëpritur edhe në mbrojtje. Darmian dhe Florenzi janë dy lojtarët që kanë përfunduar në listën e Marottas.