Alegri: Barcelona nuk na bënte dot gol edhe sikur të luanim 24 orë

Postuar: 20/04/2017 - 14:47

Dy gjysmëfinale në tre vjet: Masimiliano Alegri me Juventusin e tij kanë ditur si të ndalin tentativat e katalanasve, duke neutralizuar Mesin me shokë, të cilët nuk arritën t’u shënonin bardhezinjve në 180 minuta të luajtura. Rruga drejt Kardifit vazhdon, por tekniku i “Zonjës së Vjetër” preferon të mbajë profil të ulët:“Dua t’u bëj komplimente djemve për mënyrën si kanë luajtur gjatë gjithë këtij sezoni. Kemi bërë një ndeshje të madhe kundër një ekipi të frikshëm. Normale që Barcelona luan në këtë mënyrë, por ne kemi ditur si ta ndalim.

Ky është një hap përpara, por rruga është ende shumë e gjatë”. “Kjo ndeshje dhe Real-Bajern kanë qenë dy sfida të mrekullueshme, pasi janë përballur 4 ekipet më të forta në botë. Duartrokitjet e 100 mijë spektatorëve në ‘Camp Nou’ është një reklamë shumë e mirë për futbollin. Ku duhet të përmirësohemi? Te mbajtja e topit, sidomos në pjesën e dytë: Ata linin shumë hapësira mbrapa dhe ne ishim të zotë për t’i shfrytëzuar, edhe pse duhet thënë se lodhja dhe energjia defensive ndikuan në finalizimin e lojtarëve.Jam shumë i lumtur për atë që djemtë po tregojnë në fushë, duke treguar se jemi rritur akoma më shumë se në 2015, kur u mundëm në finale nga Barcelona.

Të gjithë ishin të shkëlqyer dhe kanë bërë një ndeshje të madhe. Mund të luanim një ditë të tërë dhe përsëri nuk do të pësonim gol. Nuk e prisja të ishim kaq të konsoliduar mbrapa, duke i neutralizuar të gjitha sulmet e Barçës”, vijoi italiani. “Nëntë lojtarë të ndërruar që nga finalja e Berlinit? Kjo do të thotë se ndryshimet sjellin entuziazëm, por duhen bërë zgjedhjet e duhura, pasi shumë lehtë mund të shkatërrosh gjithçka. Shoqëria ka blerë lojtarë të mëdhenj dhe unë përpiqem t’i sistemoj në fushë. Nga janari kam ndryshuar skemën e lojës për të pasur një skuadër ndryshe”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Frantisek Rajtoral, futbollisti i përfaqësueses çeke, ka vrarë sot veten në Turqi, ku luante për skuadrën e Gaziantepspor.

Për të tretin vit rradhazi, ekipi i Teutës në boks, për grupmoshën U-14, shpallet kampion.

Portieri spanjoll David De Gea ka shtuar sot spekulimet në lidhje me transferimin e tij verën e ardhshme drejt Real Madrid.

Kalimi përfundimtar i pronësisë së Milanit nga “Fininvest” te presidenca kineze u bë shkak për zëra se edhe fanella e sezonit të ardhshëm

Dëmtimet dhe më pas forma e dobët që tregoi në dy ndeshje kur u aktivizua duket se e kanë bindur përfundimisht trajnerin Sinisha Mihajlov

Në Firence, Interi preku fundin, sepse një skuadër si zikaltërit, me shumë emra të rëndësishëm në përbërje nuk mund të pësojë kurrsesi 5

Në raundin e parë, asaj iu desh vetëm pak kohë për të vendosur supremacinë në tapet, por forma e mirë e Majlinda Kelmendit nuk u ndal me

Sulmuesi Kilian Mbape është që tani një nga emrat më premtues të futbollit botëror dhe këtë e ka treguar duke hyrë shumë shpejt në librin

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka qënë i informuar për letrën anonime që ishte nisur nga Shqipëria drejt federatave europiane në mëny