Aleksi: Do bëjmë çmos për të fituar por nëse shënoj ndaj Luftëtarit s'do të festoj

07/11/2019 - 12:55

Ka luajtur për katër vite te Luftëtari dhe kontributi i tij nuk do të harrohet nga klubi bluzi. Albano Aleksi, mesfushori tashmë luan për Teutën.

Të shtunën rikthehet në “Gjirokastër”, ku do të përballet me ish-ekipin e tij. 27- vjeçari analizon situatën e skuadrës së tij, por edhe të Luftëtarit.

Është i bindur se do të japë maksimumin në takimin e fundjavës dhe këtë e thotë pa pikë mëdyshje.

Albano, të shtunën luani kundër Luftëtarit. Si është për ju të përballesh me ish-skuadrën tuaj?

Të shtunën, do të luajmë një ndeshje të rëndësishme kundër Luftëtarit. Emocionet sigurisht janë të pranishme, megjithatë unë do të jap maksimumin. Do të luaj si me të tjerët. Kam kaluar 4 vite shumë të mira në Gjirokastër dhe kam bërë shumë miq.

Do jetë një ndeshje më e thjeshtë kjo për Teutën?

Jo, nuk duhet ta quajmë një ndeshje të thjeshtë, pasi kështu do e nënvlerësonim shumë këtë takim dhe mund të kemi probleme nëse e bëjmë një gjë të tillë. Ne do të japim maksimumin në fushën e blertë. Edhe unë, gjithashtu, do të bëj çmos për të fituar.

Sa i fortë është ekipi juaj dhe sa i dobët është Luftëtari?

Ne të gjithë jemi optimistë për sfidën e radhës. Ndërsa për Luftëtarin mund të them që janë një ekipi i mirë, nuk kanë dallime me të tjerët, pavarësisht gjendjes që po kalojnë.

A jeni të përgatitur për t’u përballur me bluzinjtë, pasi tashmë synimi i tyre janë vetëm tri pikët?

Të gjithë lojtarët janë të përgatitur dhe impenjuar maksimalisht për këtë takim. Megjithatë, çelësi ynë i suksesit nuk është te përgatitjet. Por, ne po punojmë gradualisht, hap pas hapi në çdo sfidë për të dhënë më të mirën.

Strategjia juaj do të jetë në mbrojtje apo në sulm?

Ne nuk e ndryshojmë stilin e lojës, edhe kur luajmë në transfertë apo jemi në avantazh. Ne do të sulmojmë dhe do të jemi shumë të përqendruar.

Ku e mendoni se mund ta përfundojë Teuta këtë sezon?

Për momentin, ne mendojmë vetëm Luftëtarin. Po punojmë të gjithë që të sigurojmë tri pikët në ketë ndeshje. Vetëm kaq!

Nëse do të shënoni në këtë takim, do të festoni?

Fillimisht mendoj që të zhvilloj një ndeshje të mirë. Megjithatë, nëse shënoj, nuk do të festoj. Kjo, pasi do të respektoj skuadrën dhe tifozët që më kanë duartrokitur shpeshherë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas stërvitjes së ditës së djeshme, stafi mjekësor i klubit të Napolit ka komunikuar mungesën e sigurt të sulmuesit polak, Arkadiuz Milik

Si të mos mjaftonin rezultatet negative, Ferrari përfshihet tani në valën e një skandali mashtrimi që nëse do të faktohet si i tillë, do

Emërimi i Jose Mourinhos në krye të Tottenhamit ka bërë kurioz opinionin sportiv për pagën që do të përfitojë trajneri luzitan te londine

“Air Albania” u inaugurua zyrtarisht pak ditë më parë në ndeshjen e fundit kualifikuese mes Shqipërisë dhe Francës, teksa shfaqi probleme

Zlatan Ibrahimoviç është një nga emrat më të diskutuar kohët e fundit, për shkak se ka vendosur të largohet nga Los Anxheles Galaksi dhe

Edi Reja është shumë afër rinovimit të kontratës me Federatën Shqiptare, dhe firma përfundimtare është vetëm çështje kohe.

Teuta, në provën e vazhdimësisë dhe natyrisht atë për të bërë të madhen edhe përballë Vllaznisë.Skuadra durrsake deri më tani qëndron e p

Ish-ministri italian Mateo Salvini, njihet si një tifoz i zjarrtë i Milanit, i cili shpesh herë flet edhe për situatën e kuqezinjve.

Aventura e Cristiano Ronaldos te Juventus mund të përfundojë shumë shpejt.

Diego Armando Maradona largohet zyrtarisht nga stoli i Gimnasia La Plata.