Pas 5 sezonesh mjaft të suksesshme në stolin e Juventusit, ku arriti të fitojë po kaq herë titullin kampion, Massimiliano Allegri u largua nga bardhezinjtë këtë vit dhe duket se për momentin nuk ka ndërmend të rikthehet në punë.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, ish-trajneri i bardhezinjve ka treguar se ka planifikuar që të bëjë pushim këtë vit, për t’iu përkushtuar familjes dhe për t’u karikuar më shumë për vitin e ardhshëm.

“Do të pushoj një vit, sepse duhet të merrem disi edhe me jetën private. Besoj se ky vit do të më shërbejë për t’u rikthyer më i karikuar sezonin tjetër. Këto 16 vite kam qenë gjithmonë në centrifugë dhe kam lënë pas dore afeksionet familjare”, u shpreh ish-trajneri i Juventusit.