Fernando Alonso përgatit rikthimin e madh në Formula 1 në vitin 2021, pasi kërkon ende shenjë në sportin më të famshëm të garave të shpejtësisë edhe pse aktualisht është 38-vjeç.

Spanjolli do të ribashkohet me markën Renault, ku edhe shkëlqeu si pilot dhe arriti të fitojë dy titj kampion bote në sezonet 2005 dhe 2006, në një kohë kur rival kryesor kishte Micheal Schumacher me Ferrari. Ai ka zhvilluar 312 gara me makinën franceze, ku ka arritur të fitojë 32 prej tyre dhe të sigurojë 97 podiume.

“AS” raporton se marrëveshja është shumë pranë finalizimit dhe pritet zyrtarizimi së shpejti. Alonso e kishte planifikuar më parë një kthim në Formula 1 dhe hezitimi i tij ishte për shkak se dëshironte të ishte pjesë e një skuderie prestigjoze sepse nuk donte të luftonte për vendin e 10-të.

Mundësia ka ardhur dhe direkt pas garës së përvitshme të “Indianapolis 500 Miles”, ku Alonso merr pjesë rregullisht, pritet të kalojë në punë me orar të plotë, duke qenë pjesë e Renault për vitin 2021. Ai do të zëvendësojë Daniel Riccardon, i cili sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Meclaren.

Për një vend në makinën Renault është provuar edhe Sebastian Vettel, por bisedimet kanë ngecur. Me rikthimin e Alonsos i cili do të ketë aventurën e 3-të te Renault, tifozët e Renault shpresojnë që skuadra franceze të rikthehet në nivelet më të larta.