Karlo Ançeloti këmbëngul: do Emre Can tek Evertoni dhe bisedimet po marrin trajtën e duhur me drejtorin e sektorit teknik të Juventusit që arrin një plusvalencë të rëndësishme.

Oferta e “Toffees” mendohet të jetë e parefuzueshme. Një mundësi e mirë për mesfushorin gjerman që të rigjejë një fanellë titullari për të bindur Lëvin ta përfshirë në ekipin që do të shkojë në Euro2020.

Kështu, agjenti i tij po shikon aspektin ekonimik, duke qenë se paga aktuale është prej 5 milionë eurosh dhe skadon në vitin 2022.

Kontaktet janë bërë nën zë dhe për arsye diplomatike duke ditur të shkuarën e Emre Can u ka premtuar tifozëve të Liverpulit se do ta vishte kurrë fanellën e Evertonit.