Anglia në gjysmëfinalet e botërorit. Skuadra e Gareth Southgate arriti suksesin 2-0 ndaj Suedisë falë golave të Harry Maguire dhe Dele Alli.

Fillimi i ndeshjes ishte i vakët, anglezët kishin kontrollin e lojës ndërsa Suedia priste të kundërsulmonte. Anglia më pas mori guximin të improvizonte aksione. Ishte minuta e ’30 kur nga një goditje këndi erdhi goli i parë.

Harry Maguire shënoi të parin me kombëtaren. Suedezët kishin vendosur 8 lojtarë në mbrojtje, gjithsesi linin hapësira. Në pjesën e dytë nordikët kërkuan barazimin, por u ndalën nga portieri Pickford.

Në mesin e pjesës së dytë, një kros i Lingard nga e djathta gjeti Dele Ali në shtyllën e dytë, që nuk e pati të vështirë të shënonte. Suedezët kërkuan golin e tyre, por nuk kishin forcë për të finalizuar aksionet. Anglia po e rishkruan historinë e saj të futbollit.