Ankth për tifozët në San Siro, stadiumi lëkundet me 5 centimtera

20/04/2019 - 21:56

“San Siro” rrezikon! Jo vetëm për idenë e Milanit dhe Interit për ta shembur dhe për të ndërtuar një stadium të ri, por, sipas asaj që raporton “Corriere Della Sera”, “Meazza” tundet, madje lëviz me pesë centimetra. Ka ndodhur në unazën e tretë të stadiumit gjatë ndeshjes së javës së shkuar mes Interit dhe Atalantës.

Një anomali e cila ka bërë të bjerë alarmi.Komisioni i Vrojtimit ka bërë verifikimet e tij dhe ka pohuar atë që është shkruar më parë. Në frenkuenca të ndryshme, impianti shkundet. Për ndeshjen Inter-Roma nuk ka rrezik, sepse Bashkia e Milanos, pronare e stadiumit, ka thënë dritën jeshile.

Unaza e tretë do të mbetet e mbyllur dhe do të hapet vetëm një pjesë e vogël për sektorin mik.Nuk është hera e parë që këto anomali vihen re në “La Scala del Calcio”, pasi në vitin 2003 gjatë koncertit të këngëtarit Vasko Rosi, ishin vënë re për herë të parë.

Sipas inxhinerëve, vibrimet e provokuara nga rrahja e këmbëve në mënyrë të njëtrajtshme nga tifozët, e ka lëkundur stadiumin me 5.2 centimetra. Gjithsesi teknikët garantojnë për besueshmërinë e strukturës. “Meazza” i vjetër mund të çalojë pak, por gjithsesi mbetet në këmbë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Stërvitja e fundit për javën parapërgatitore të Kombëtares.

Karriera e një futbollisti mund të marrë një kthesë të pabesueshme, në varësi të rrethanave.

Teuta luan Europën kundër Kastriotit. Edhe pse janë në vend të 3-të, çdo gabim mund t’u kushtonte rëndë durrsakëve.

Ditën e diel, në rrugët qytetase të Montekarlo, do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Montekarlos në Formula 1, gara e gjashtë sezona

Futbollisti i Kombëtares, Kastriot Dermaku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp,

Presidenti i Paris Saint Germainit, Al Khelaifi është në telashe.

Një incident i shëmtuar u shënua në ndeshjen mes Viterbeses dhe Arecos e vlefshme për Serinë C.

Drejtori i gazetës prestigjoze italiane "Corriere Dello Sport", është i sigurt se trajneri i ardhshëm i Juventusit do të jetë Mauricio Sa