Tek Teuta janë të bindur se mund ta mbyllin sezonin në vendin e dytë. Këtë objektiv e thekson kapiteni Renato Arapi.

Qendërmbrojtësi tregon se lojtarët janë me humor të mirë pas nisjes së përgatitjeve për vazhdimin e sezonit.

Para ndërprerjes së kampionatit, Teuta renditej në vendin e pestë me 4 pikë më pak se Kukësi i vendit të dytë dhe 1 më pak se Laçi i vendit i tretë. Por, me 10 ndeshjet e mbetura, Arapi beson se Teuta do të luftojë deri në fund të për të kapur vendin e dytë.

“Klima në skuadrën e Teutës – I shoh të gjithë djemtë entuziastë për rikthimin në stërvitje, pasi kemi kaluar në periudhë të vështirë. Janë të gjithë në humor dhe të angazhuar maksimalisht për t’u përgatitur sa më mirë për sprintin final të sezonit.

2 javë kohë përgatitje – Duhet të kishim më shumë kohë për stërvitje, por besoj se do të arrijmë një farë niveli për të përballuar me sukses pjesë ne mbetur të sezonit”, u shpreh kapiteni i “djemve të detit”.

Vendi i dytë – Çdo gjë që e lejon matematika, nuk është e paarritshme, por ne do të provojmë deri në fund për ta mbyllur sezonin në vendin e dytë, pasi vetëm Tirana është disi e shkëputur”, u shpreh Renato Arapi.