Kapiteni i Teutës, Renato Arapi, shënoi golin e fitores në sfidën ndaj Bylisit. Në prononcimin e tij mbrojtësi u shpreh:

“Me prurjet e reja shpresojmë që të jemi më lartë se vitin e kaluar. Jam i kënaqur me ndeshjen e parë. Bëmë shumë mirë, morëm atë që deshëm. Këtë fitoren ia dedikojmë presidentit Bardhi që kishte 49-vjetorin”.

Ndryshimet në skuadër…

E ndjej veten të vlerësuar që jam pjesë e ekipit, aq më tepër që jam kapiten i skuadrës. Faleminderit ata që kanë besuar tek unë.

Kundërshtarët…

Ekipet pretendente janë Partizani, Tirana, Kukësi, Laçi, por duket futur edhe Teutën. Me ndryshimet që kemi bërë, jemi më të fortë se vitin e kaluar.

Problemet me sulmuesit. A ka Teuta këtë sezon sulmues më të mirë?

Këtë vit besoj se kemi bërë afrimin e duhur me sulmuesin Nikaç. Presim edhe sulmuesin tjetër. Shpresoj që të dy do bëjnë shumë mirë këtë sezon.