Arapi: Llogaritë e kreut i bëjmë pas dy javësh

09/12/2019 - 12:40

Kapiteni i Teutës, Renato Arapi, deklaroi se fitorja ishte një detyrim për ekipin e tij ndaj qytetit të Durrësit, pas asaj që kaloi qyteti pas tërmetit.

Arapi thekson se dy ndeshjet e radhës do të jenë disi vendimtare për të ardhmen.

Renato, sa vlerë kishte kjo fitore për ju? 

Kemi kaluar një javë të vështirë. Kjo fitore është më e rëndësishmja e gjithë sezonit, për vetë situatën që ka kaluar ky qytet. Ishte një trepikësh i gjithi për Durrësin.

Riktheheni te fitoja pas 5 javësh… 

Shpresoj që të shoqërohet me shumë të tjera në vazhdim. Vuajtët shumë në pjesën e parë, pse ndodhi kjo? Luajtëm përballë një skuadre shumë të mirë dhe të organizuar, mos harroni. Ata u mbyllën në gjysmëfushë dhe kjo na e bëri disi të vështirë gjetjen e golit. Më pëlqeu grinta që tregoi ekipi deri në fund, e cila u shpërblye edhe me pikët.

Jeni -3 pikë nga kreu, do të tentoni për më shumë? 

E rëndësishme ishte fitorja. Për kreun ka ende kohë. Kampionati është i balancuar dhe të gjitha ekipet janë aty-aty. Dy ndeshjet e radhës do të jenë ato që do të ndajnë disa llogari, pasi luajmë me Kukësin dhe Partizanin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pak ditë më parë mediat italiane raportuan se babai i Lionel Messit, Jorge Messi ka blerë një apartment në rrugën Joe Viale, shumë pranë

Në Itali fitoi titullin kampion për të nëntin sezon radhazi, por në Europë, Juventusi tregoi sërish se i mungon diçka për të fituar, pasi

Samir Handanoviç mbetet e tashmja për rolin e portierit të Interit, por në ambientet zikaltër po reflektojnë edhe mbi të ardhmen.

Klaus Gjasula është një nga lojtarët shqiptarë më të përfolur gjatë sezonit të sapo mbyllur.

Maurizio Sarri nuk është më trajneri i Juventusit.

Është gjithmonë e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të treguar se si ndihet një futbollist që sapo është ngjitur në majën e podiumit.

Deri në 15 milionë paund do të arrijnë në total shpërblimet e lojtarëve të Mançester Sitit në rast të një triumfi në Champions këtë sezon

Kriza e shkaktuar nga pandemia botërore tani ka goditur edhe futbollin. Shumë klube janë në vështirësi, përfshirë këtu edhe Arsenalin.