Renato Arapi ka folur në një lidhje direkte për “Fan Zone” ku ka folur për situatën aktuale.Mbrojtësi i Teutës u shpreh se Koronavirusi është një sprovë, e cila do të kalohet nga të gjithë, duke treguar se si e kalon edhe kohën i izoluar në shtëpi.

“Për shkak të qethjes që kam bërë tani shokët më thonë si Sulo. Koronavirusi është një sprovë dhe do ta kalojmë të gjithë së bashku.

E kaloj kohën duke luajtur me fëmijët, duke parë filma dhe duke parë kronika sporti. Jemi munduar të bëjmë stërvitje individuale. Ndërprerja? Në këtë moment nuk i shërben askujt, tani nuk mendohet shumë për sportin pasi është një situatë e pazakontë.”, u shpreh Arapi.