Arrihet akordi, Milani shet sulmuesin e parë

21/07/2019 - 21:03

Milani ka nevojë urgjente të shesë disa lojtarë para se të bëjë ndonjë investim madhor dhe tashmë duket se është pranë përfundimit operacioni i parë në dalje.

Sipas asaj që raporton Sportmediaset, Milani ka gjetur marrëveshjen me Monakon për shitjen e sulmuesit Andre Silva.Portugezi, i cili luajti i huazuar te Sevilla sezonin e shkuar, ishte me kuqezinjtë në Amerikë për turneun miqësor veror, por tashmë është nisur menjëherë për në Europë.

Milani do të marrë 30 milionë euro, perfshire bonuset. Gjithçka me regji të agjentit Zhorzh Mendesh, i cili ka marrë përsipër të sistemojë sulmuesin dhe të gjejë një tjetër lojtar niveli për Milanin.

Klubi kuqezi dëshiron Korrea të Atletiko Madridit dhe ofron deri në 40 milionë euro, por pritet takimi i Paolo Maldinit me drejtuesit e klubit madrilen.Ndërkaq, edhe Patrik Kutrone ka ofertë nga Ulvërhempton, por ende nuk është bindur. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teuta është mundur në miqësoren e parë zhvilluar në Durrës pas kthimit nga faza përgatitore në Korçë.

Sportisti i mirënjohur i UFC, Connor McGregor është gjobitur pasi ai sulmoi një burrë në klubin ku kishte shkuar.

Madridi është në qendër të merkatos së Milanit. Dhe, jo vetëm për Angel Korrea të Atletikos.

Daniele Rugani me shumë mundësi do të largohet nga Juventusi, pasi nuk konsiderohet në planet e trajnerit të ri.

Elseid Hysaj ka deklaruar se do të largohet nga Napoli, dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij.

Drejtuesit e Brescias, e rikthyer pas disa viteve në Serie A, i kanë idetë e qarta sa i përket ndërtimit të skuadrës për sezonin e ri.

Teuta lë Korçën. Pas 14 ditësh mes përgatitjeve intensive, skuadra e ka mbyllur zyrtarisht fazën.

Pak më shumë se një javë në nisja e kampionatit të Kategorisë Superiore, Teuta zgjedhur futbollistin që do të jetë kapiten i parë i ekipi

Situatë e çuditshme për të mos thënë e pazgjidhshme për mbrojtësin e Kombëtares.