Edinson Cavani sezonin e ardhshëm do të jetë një lojtar i Atletico Madrid. Janë të sigurta për këtë mediat në Francë, të cilat shkruajnë se sulmuesi uruguaian i cili është duke luajtur sezonin e tij të fundit me Paris Saint Germain, pasi i përfundon kontrata në verën e 2020-s, ka arritur marrëveshjen me Los Colchoneros.

Parisi do të tentojë ta largojë që në janar El Matadorin, por Atletico nga ana tjetër kërkon ta marrë në verë me parametër zero. Gjithsesi e rëndësishme është që Cavani sezonin e ardhshëm do të luajë me Atleticon e Madridit.