Do të jetë Unai Emeri pasuesi i Arsen Vengerit në stolin e Asenalit. Ish-tekniku i PSG-së ka mposhtur konkurrentin Mikel Arteta, teksa drejtuesit londinezë vendosën t’ia besojnë pankinën një trajneri me eksperiencë dhe që di si fitohen trofetë.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i cili do të vijë në ditët e ardhshme. U fol se do të ishte trajneri i Napolit në Itali, por Emeri pas aventurës në Rusi me Spartakun e Moskës, Seviljan dhe PSG, tani do të drejtojë në Premier Ligë.

Spanjolli 46-vjeçar u largua tashmë nga PSG pas mbylljes së këtij sezoni ku fitoi titullin në Ligue 1. Edhe pse ka probleme me gjuhën angleze, duke se kjo nuk do të jetë një problem për të te Arsenal, shkruan “BBC”.