Askush si ai. Kristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde të njëpasnjëshme. Këtë herë arriti të bëhet lojtari i parë që arrin 400 gola në pesë kampionatet kryesorë në Europë. Ai lë pas Leo Mesin, i cili është ndalur në kuotën e 390 golave.

Ylli portugez u transferua këtë merkato nga Reali i Madridit te Juventusi dhe pas vështirësive në fillimin e sezonit tani ka nisur të shkëlqejë dhe të udhëheqë “Zonjën e Vjetër”.

Megjithatë, goli i djeshëm nuk shërbeu për fitoren.