Roni Gashi shënoi ndaj Partizanit dhe goli i tij vlejti një pikë për Teutën që vijon serinë pozitive. Në prononcimin e tij, Gashi pohoi se ekipi meritonte më shumë se barazimi.

“Jam i lumtur që shënova nga aspekti personal, por jo për rezultatin, sepse mund të merrnim më shumë. Goli dhe festa shkon për tifozët që na mbështetën dhe dedikimi ishte për ta dhe për trajnerin Shkëmbi. Ishte një ndeshje e fortë dhe shumë e vështirë dhe këtë e dinim, por nga mënyra si shkuan gjërat, mendoj se meritonim fitoren. Ishte një takim që u vendos nga një episod, një gabim dhe u ndëshkuam. Detajet e vogla e vendosën në këtë duel mendoj. Dua të falënderoj stafin teknik dhe shokët e skuadrës për mbështetjen dhe kam punuar fort që të jem deri në këtë pikë. Jam te skuadra më e fortë në kampionat dhe së bashku do bëjmë gjëra të mëdha”, u shpreh mesfushori kosovar i Teutës.