Avdyli: Kërkojmë tre pikë me Kukësin

26/02/2020 - 12:38

Florent Avdyli beson te kthesa e Teutës ndaj Kukësit. Mesfushori kosovar nuk e fsheh se skuadra do të bëjë gjithçka për të kapur tri vendet e para. Ai e cilëson Kukësin një ekip mjaft cilësor, por është i bindur se Teuta i ka mundësitë për të marrë tri pikët.

Durrsakët duan me çdo kusht pjesëmarrjen në Europë, prandaj Avdyli bën të ditur se ekipi do të bëjë gjithçka që të arrijë këtë objektiv madhor për sezonin 2019- 2020.

Florent, çfarë nuk shkoi ndaj Skënderbeut, ku edhe pse shënuat dy gola, sërish dolët pa pikë…? 

Ndaj Skënderbeut mendoj se kemi bërë mirë në fushën e lojës, por futbolli i tillë është. Nuk kemi marrë atë që kemi prodhuar. Në Korçë dolëm shumë herë para portës, por nuk i konkretizuam të gjitha rastet. Po të shënonim, do kishim tjetër histori.

Tashmë prisni Kukësin në Durrës, nga ku vështirësia bëhet edhe më e madhe. Çfarë prisni nga ky takim?

Kukësi është ekip shumë i fortë. Ka lojtarë cilësorë dhe organikë shumë të mirë. Mund të jetë edhe si një test për ne, për të parë forcën që kemi. Do ta përgatisim ndeshjen për ta fituar. Pikët janë në lojë dhe ne do të kërkojmë të arrijmë Europën. Do të bëjmë gjithçka për të marrë rezultate pozitive, sepse jemi në lojë për synimet.

Do ju kënaqte edhe një pikë ndaj skuadrës që mban vendin e dytë?

Objektivi është i njëjti, duhet të japim gjithçka kemi në 90 minuta dhe pas ndeshjes të dalim me kokën lart. Detyrim nuk është fitorja, por të japim më të mirën brenda fushe. Tashmë skuadra është e plotë dhe do luajmë vetëm për një objektiv, fitoren. Të gjithë duhet të tregojmë atë çfarë kemi punuar deri tani. Ka ardhur momenti për të treguar fytyrën tonë të vërtetë në një ndeshje kaq decizive si kjo ndaj Kukësit. Janë edhe 14 finale ku duhet të marrim maksimumin në çdo sfidë, pasi futbolli ka të papritura. Kërkohet përqendrim maksimal deri sa të arrijmë objektivin që kemi.

Ju shqetëson fakti që përballë keni një prej sulmeve më të mira të kampionatit?

Normalisht që po. Ne preokupohemi për çdo ekip, jo vetëm për Kukësin, pasi i analizojmë kundërshtarët. E dimë që ata kanë shënuar më shumë dhe kanë pësuar gjithashtu. Unë shpresoj që ne ta shfrytëzojmë në maksimum linjën e tyre defensive, duke arritur të shënojmë.

Deri ku mund të shkojë kjo Teutë?

Duam të shkojmë në Kupat e Europës. Klubi këtë objektiv ka vendosur. Luftojmë për tri vendet e para, pasi janë edhe 14 ndeshje për t’u luajtur. Megjithatë, duhet t’i marrim një e nga një.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Wilson Kipsang, ish-mbajtësi i rekordit botëror në maratonë dhe fitues i medaljes sw bronztw nw Olimpiadwn “Londër 2012”, u arrestua për

Pesëmbëdhjetë tifozë të Indipendiente Medelin, që kishin shkuar në Argjentinë për të ndjekur ndeshjen e 11 marsit kundër Boka Juniorsit t

Izolimi i godet të gjithë, të pasur të varfër, të famshëm e të panjohur, të bukur apo jo të bukur qofshin.

Për dy vite me radhë, Milani provoi të afrojë mesfushorin kroat Ivan Rakitic, por për arsye të ndryshme negociatat me Barcelonën dështuan

Avioni privat i Lionel Mesit është detyruar të bëjë një ulje emergjente në aeroportin e Brukselit “Zavantem” mëngjesin e sotëm për shkak

Antonio Conte dhe drejtuesit e Interit kanë nisur të mendojnë për sezonin e ri dhe sipas mediave italiane, po përgatiten për 4-5 përforci

Presidenti i Bayernit të Mynihut, Karl-Hainz Rummenigge ka deklaruar se të gjithë klubet në Gjermani janë shprehur në favor të përfundimi

Futbolli është ndalur për shkak të koronavirusit dhe klubet pritet të pësojnë humbje të mëdha ekonomike, por thuajse të gjithë skuadrat e

Në këto ditë të vështira izolimi që po kalon Shqipëria, edhe mbrojtëi i Teutës, Aleksandër Kuro, është pranë familjes.

Romelu Lukaku ka befasuar me deklaratën e tij, gjatë bisede në Instagram, organizuar nga Puma me Tierry Henry.