Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka nisur aventurën e re… në ekranin e televizionit. Italiani do të jetë i ftuar te emisioni sportiv “90 Minuto”. 62-vjeçari është në kërkim të një skuadre të re, pas dështimit te spanjollët e Alavesh.

Deri sa të arrijë akord me ndonjë klub, i cili do mund të plotësojë kërkesat e tij, De Biazi e ka parë të arsyeshme t’i rikthehet botës së televizonit.

Emisioni ku ai do të jetë i ftuar do të transmetohet te RAI 2, çdo të diel në orën 8 pa 5. Suksesi i arritur me Kombëtaren Shqiptare, e bëri të famshëm De Biazin, i cili tashmë ka fituar një respekt të madh në vendin e tij.