Babai i ish-kapitenit të Kombëtares Shqiptare po mendon të bëhet aksioner i një skuadre futbolli. Bëhet fjalë për skudrën e Vëllaznimit, e cila shumë shpejt mund të bëhet shoqëri aksionare.

Burime pranë “Korneri.net”, kanë bërë të ditur që babai i Lorik Canës, Agim Cana është duke planifikuar të investojë në klubin gjakovar, për t'u bërë bashkëpronar me kryetarin aktual Shkëlzen Gashi.

Pritet që në ditët në vijim ky plan të konfirmohet nga palët e përfshira në këtë projekt. Ky klub ka patur shumë vështirësi ekonomike në të shkuarën, dhe një marrëveshje e tillë do ta ndihmonte shumë.