Klubi amerikan Los Anxhelos Galaksi largoi lojtarin e tij Aleksandër Katai pasi bashkëshortja e tij bëri komente raciste në dëm të protestueve amerikanë, të cilët janë ngritur në këmbë prej disa ditësh pas vrasjes nga policia të shtetit Xhorxh Floid.

Ka mjaftuar etiketimi i protestueve si “bagëti e neveritshme” nga gruaja e Katait që LA Galaksi të mbyllë bashkëpunimin me lojtarin serb.

Ndërkohë, partnerja e tij nuk i ka ndalur komentet tendencioze duke kërkuar që protestuesit të spastrohen me dhunë.