Bale, dështim edhe tek Tottenhami, Mourinho e “skarcon”: S’e aktivizoj po s’e meritoi

25/01/2021 - 13:48

Është koha ajo heq dyshimet dhe në rastin e Gareth Gale, i cili vazhdon të përjetojë një moment të vështirë në karrierën e tij, faji duket se nuk paska qenë i Real Madridit. Sulmuesit uellsian vazhdojnë t’i mungojnë minutat në Angli, sikurse i ndodhi në sezonet e fundit në Spanjë. Tani nuk mund të ngushëllohet as nga Jose Mourinho, trajneri i Tottenhamit, i cili e bëri të qartë se nuk do t’i japë minuta nëse nuk i meriton.

Këtë deklaratë e bëri në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotme kundër Wycombe, në FA Cup.“Nuk mund t’u jap minuta lojtarëve pa e merituar, është diçka që mund të bëj”, – nisi shpjegimin e tij portugezi kur u pyet për Bale. –

“Të gjithë i dimë vështirësitë që ai kishte për disa sezone. Të gjithë e dimë që erdhi i dëmtuar, të gjithë e dimë se edhe këtë sezon ka luhatje për shkak të disa gjërave të vogla. Më e rëndësishme për të është që të jetë i qëndrueshëm në stërvitje, të punojë me intensitet të lartë dhe shfaqur ndonjë problem. Kur një lojtar është i qëndrueshëm në stërvitje, lojtari është i gatshëm të fitojë minuta.”

Bale është aktivizuar vetëm 623 minuta deri më tani këtë sezon, duke marrë pjesë në vetëm katër ndeshje të Premier League dhe në një sfidë të FA Cup. Në Europa League ka luajtur diçka më shumë, në gjashtë ndeshje. Gjatë gjithë kësaj kohe ai kurrë nuk ka qenë në gjendje ta mbyllë një ndeshje të plotë. Nga Anglia sigurojnë që fati i Bale është i përcaktuar: ai do të kthehet në Madrid, pasi “Spurs”-at kanë vendosur të mos e rinovojnë huazimin e tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

 Skuadra kineze e Jiangsu FC, e cila fitoi titullin në muajin nëntor, nuk do të jetë më pjesë e elitës së futbollit kinez.

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare ish-futbollisti i njohur dhe trajneri kroat, Zlatko Kranjçar.

Në ndeshjen PSV-Ajaks e cila përfundoi me shifat e barabarta 1-1, gati sa nuk plasi konflikti në minutat e fundit të ndeshjes.

Teuta barazoi 2-2 me Kukësin në “Niko Dovana”. Vendasit kaluan dy herë në avantazh, duke u barazuar nga verilindorët.

Çfarë nuk u pa në TV në sfidën Teuta-Kukësi të luajtur në stadiumin “Niko Dovana”:

Nuk ka fitues në super sfidën e kësaj fundjave në Premier League mes Manchester United dhe Chelsea.

Inter arriti një tjetër fitore në Serie A, duke forcuar pozitat në krye të renditjes.

Pavarësisht se aventura me Tiranën ka përfunduar, Emanuel Egbo vazhdon të shijojë suksesin e arritur sezonin e shkuar, kur u shpall kampi

Në dhjetor të vitit të kaluar u regjistrua një ngjarje e pakëndshme në ndeshjen mes dy skuadrave italiane në Serinë D, Trento dhe San Xho

Kampionati italian po bëhet gjithmonë e më i vështirë dhe i luftuar, dhe Milanin e pret një tjetër test i rëndësishëm nesër në mbrëmje (2