Balotelli, marrëveshje dyvjeçare me Olimpique Marseille

Postuar: 07/07/2018 - 18:16

Mario Balotelli mbetet në Francë. Sulmuesi italian, sikurse pritej, ka vendosur t’i bashkohet Olimpique Marseille, pas një eksperiencë dyvjeçare te Nice. Kanë mbetur për t’u përcaktuar vetëm disa detaje të vogla, por që nuk e vënë në dyshim nënshkrimin e kontratës.

Në fillim të javës, drejtuesit e Nices i dhanë ultimatum 27-vjeçarit që të dilte në stërvitje, por Balotelli dhe menaxheri tij Mino Raiola i kishin idetë e qarta, pasi dëshiron marrëveshjen me Marseille.

Falë paraqitjeve pozitive në kampionatin francez, Balotelli është rikthyer në përfaqësuesen italiane, që tashmë drejtohet nga Roberto Mancini. Te Marseille do të punojë me një tjetër emër të rëndësishëm, me ish-trajnerin e Romës, Rudi Garcia.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kampioni i botës në peshën super të mesme në kategorinë WBC, David Benavidez, ka rezultuar pozitiv pas një kontrolli antidoping që ësh

Pas humbjes ndaj Skocisë, Shqipëria e Christian Panuccit merr një lajm të mirë nga FIFA.

Edicioni 2018-2019 i Champions League nisi në mënyrë fantastike, me duele të mëdha, gola dhe emocione.

Kristiano Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq, në debutimin e tij në Champions me fanellën e Juventusit.

Duhet të inagurohej në sfidën e fundjavës së kaluar ndaj Liverpoolit, por për shkak se bëhet fjalë për stadiumin më të shrenjtë në botë,

Dita e shtunë do të jetë vendimtare për Teutën, e cila ka një mision shumë të vështirë, në një fushë ku në vitet e fundit ka marrë vetëm

   Të gjithë prisni golin e Cristiano Ronaldo në Ligën e Kampionvëve, por kjo nuk ndodhi.

   Ish-pronari i klubit të Milanit, Silvio Berlusconi nuk ka hequr dorë nga futbolli.

   Ka përfunduar në tragjedi “Medellin Flowers Marathon”, gjysmë-maratona 21 kilometra e zhvilluar në qytetin kolumbian, me liderin i kës