Barcelona pranë falimentit, administratori: Nuk kemi para për të paguar lojtarët, duhej shitur Mesi

04/12/2020 - 12:42

Barcelona është shumë pranë kolapsit financiar dhe një falimenti të mundshëm që do të shkatërronte për shumë vite klubin katalanas. Këtë e pranon vetë administratori i caktuar për të drejtuar klubin pas largimit të Josep Maria Bartomeut, Karles Tuskets. Në një intervistë për mediat katalanase, ai ka lëshuar alarmin se në klub nuk ka më para as për të paguar rrogat e lojtarëve.

“Situata ekonomike është shumë e keqe. Është shqetësuese, por kemi shpresë që ta zgjidhim. Lojtarët nuk do të marirn dot pagesën e janarit. Klubi paguan dy paga, në janar dhe në korrik. Në janar nuk do të marrin rrogën. Është shtyrë ashtu si janë shtyrë pagesa të tjera si bonuset për tituj të fituar.

Nejmar? Nëse vjen gratis, vetëm atëherë mund të afrohet, ose nëse presidenti i ardhshëm do të bëjë një mrekulli, ose nëse shitet gjithçka dhe të gjitha paratë shkojnë për të mbyllur këtë operacion. Duke folur nga pikëpamja ekonomike, verën e kaluar, unë do të kisha shitur Mesin. Kjo do të kishte qenë gjëja më e dëshirueshme nga kjo pikëpamje. Për të ardhurat që fiton dhe ato që kursen”, ishin deklaratat e tij që janë kthyer në temë kryesore diskutimesh në Spanjë, ku falimenti i klubit duket gjithnjë e më afër.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Juventusi po jeton një prej momenteve më të vësh tira të 10 viteve të fundit, ku ka dominuar totalisht në Itali, ndonëse është ende në ga

Humbja 2-0 ndaj Lestërit në kampionat, e ka komplikuar ndjeshëm situatën te skuadra e Çelsit.

Xhekson Ferreira ka qenë një përforcimi i papritur për Teutën, për vetë mënyrën se si ndodhi.

Sulmuesi i skuadrës spanjolle të Eibarit, Sergi Enrik, ka marrë një goditje të rëndë së fundmi, teksa gjykata e ka dënuar atë me dy vite

Lionel Messi pezullohet dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës për gjestin e të pahijshëm ndaj futbollistit të Athletic Bilbaos, Asier Vil

Në prag sfide ndaj Kastriotit, e cila pritet të zhvillohet nesër në stadiumin e qytetit të Kamzës me fillim nga ora 13:45, në konferencë

Klubi i Teutës bën afrimin e dytë në merkaton e janarit, teksa pas sulmuesit veteran Sebino Plaku, sot është prezantuar zyrtarisht edhe m

Në prag të transfertës me Kastriotin, në konferencën për shtyp të rastit, trajneri i Teutës, Edi Martini, vlerësoi kundërshtarin, duke e